Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale
Kompania ITSC Sh.P.K. përdor të dhënat personale të mbledhura përmes formularit të porosisë vetëm për qëllime të realizimit të të drejtave të përdoruesve të regjistruar sipas marrëveshjes së licencës së prodhuesit të softuerit (EULA), ofrimit të mbështetjes teknike, informimit lidhur me sigurinë kibernetike, si dhe për regjistrim kontabël (për qëllime të lëshimit të faturës sipas legjislacionit në fuqi).
Në rast të blerjes së licencës së porositur, ndërmarrja ITSC Sh.p.k. do të transmetojë emrin dhe adresën tuaj elektronike tek prodhuesi i softuerit ESET s.r.o., Bratislavë,dhe Distributori kryesorë për Ballkan Nort d.o.o, nga Kroacia për qëllime të lëshimit të licencës dhe regjistrimit të përdoruesit në sistemin e prodhuesit. ITSC Sh.p.k. garanton që të dhënat tuaja nuk do t’u kalohen palëve të treta që nuk janë të përfshira në procesin e lëshimit të licencës.
Ju keni të drejtë që në çdo kohë të tërhiqni pajtimin për përpunimin e të dhënave tuaja personale, të kërkoni fshirjen e tyre, si dhe të paraqisni ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi në Kosovë (AIP) lidhur me mënyrën e përpunimit të të dhënave. Fshirja e të dhënave personale gjatë periudhës së vlefshmërisë së licencës do të rezultojë në shuarjen e të drejtës për ta përdorur licencën.
Në çdo kohë, ju keni të drejtë të tërhiqni pajtimin për përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe të kërkoni fshirjen e tyre. Po ashtu, keni të drejtë të paraqisni ankesë lidhur me mënyrën e përpunimit të këtyre të dhënave në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP). Fshirja e të dhënave personale gjatë periudhës së vlefshmërisë së licencës nënkupton ndërprerjen e të drejtës për përdorimin e licencës.