Politika e privatësisë dhe përpunimi i të dhënave personale (GDPR)
Kompania ITSC Sh.P.K. përdor të dhënat personale të mbledhura përmes formularit të porosisë vetëm për qëllime të:
- Realizimit të të drejtave të përdoruesve të regjistruar sipas marrëveshjes së licencës së softuerit (EULA),
- Ofrimit të mbështetjes teknike,
- Informimit lidhur me sigurinë kibernetike,
- Regjistrim kontabël (për qëllime të lëshimit të faturës sipas legjislacionit në fuqi).
Në rast të blerjes së licencës së porositur, ndërmarrja ITSC Sh.p.k. do të transmetojë emrin dhe adresën tuaj elektronike tek:
- Prodhuesi i softuerit ESET s.r.o., Bratislavë
- Distributori kryesor për Ballkan Nort d.o.o., nga Kroacia
Kjo bëhet për qëllime të lëshimit të licencës dhe regjistrimit të përdoruesit në sistemin e prodhuesit. ITSC Sh.P.K. garanton që të dhënat tuaja nuk do t’u kalohen palëve të treta që nuk janë të përfshira në procesin e licencimit.
Të drejtat e përdoruesit
Ju keni të drejtë që në çdo kohë të:
- Tërhiqni pajtimin për përpunimin e të dhënave tuaja personale,
- Kërkoni fshirjen e tyre,
- Paraqisni ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi në Kosovë (AIP).
Shënim: Fshirja e të dhënave personale gjatë periudhës së vlefshmërisë së licencës do të rezultojë në shuarjen e të drejtës për ta përdorur licencën per Antivirus.